Seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita është shtyrë për t] enjten, në ora 10.
Ky vendim u mor nga kryeparlamentari Kadri Veseli, me kërkesë të nënkryetarit nga radhët e LDK-së,Kujtim Shala.
Paraprakisht Veseli ka kërkuar një koordinim të grupeve parlamentare, pasi ka pritur për rreth gjysmë ore të nisë mbledhjen e Kuvendit, por nuk është bërë kuorumi prej së paku 61 deputetët.
Përveç deputetëve të AAK-së e PDK-së, kanë munguar edhe disa nga deputetët e opozitës.