Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë mbështetur krijimin e komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Ishte deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ai i cili e shpalosi mbështetjen e këtij subjekti, seancën e sotme të Kuvendit, sipas tij, formimi i këtij komisioni është i rëndësishëm.
“Ne konsiderojmë se ngritja e këtij Komisioni është tejet e nevojshme, ne si grup parlamentar besojmë se ky komision ka një punë jashtëzkonshme, duke u bazuar edhe Kushtetutë dhe në ligj këtij grupi parlamentar i jeept e drejta që të zhvillojë hetim, edhe pse ky dallon nga hetimi penal. Por mbi të gjitha do të hedhet dritë mbi të gjitha zhvillimet për ngritjen e çmimeve”,ka thënë Tahiri.
Ndërsa, Arben Gashi nga LDK-ja, ka theksuar se e konsiderojnë të rëndësishëm hetimin lidhur me ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
“Veprimet nga institucionet kanë qenë të gabuara në lidhje me çmimin e energjisë. Komisioni duhet të hetojë rolin e Qeverisë dhe ministrive në këtë proces, a janë takuar me zyrtarë të ZRrE-së, Kostt-it, KEDS-it”,ka thënë Gashi.
E Besnik Tahiri nga AAK-ja, ka thënë se një hetim i tillë është i domosdoshëm.
“Dëshirojmë të dimë punën e pagesës së në veriun e Kosovës, duhet të dihet sa është shuma. Duhet të dimë dokumentet e komunikimit të Qeverisë dhe KEDS-it. Pse është dashtë të shtyhet shpallja e gjendjes emergjente për rrymën”, ka thënë Tahiri