Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i kanë bërë thirrje qeverisë që urgjentisht t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë.
Ata kanë thënë për “Epokën e Re”, se ndërtimi i murit në veri është alarmi i fundit për reflektim të shtetit të Kosovës ndaj dialogut të Brukselit.
Sipas tyre, procesi i dialogut të Brukselit, në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i papërgatitur, jotransparent, i korruptuar dhe i kompromentuar.