Opozita shqiptare e Maqedonisë tek Kurti, pritet zyrtarizimi i koalicionit me VV-në

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Opozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut, kanë zbarkuar në Kosovë.

Merret vesh që të njëjtit pritet të zyrtarizojnë sot koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

E gjithë kjo, vie si parapërgatitje për zgjedhjet e parapara më 8 maj atje.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi për Klan Kosovën, se arsye e vizitës së tij në Kosovë, qe ftesa e kryeministrit, Albin Kurti.

Takimi mes tyre pritet të nis pas pak.

Kujtojmë që aktualisht Maqedonia e Veriut ka në krye të qeverisë së saj kryeministrin teknik, shqiptarin Talat Xhaferin.

Të ngjashme