Figura kryesore opozitare ruse, Alexei Navalny, është dalë nga koma dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, thanë nga spitali në Berlin ku ai është duke u trajtuar.
Doktorët thanë se ai iu është përgjigjur stimujve verbalë. 44 vjeçari u dërgua në Gjermani për trajtim pasi ishte sëmurë pas një fluturimi që pati në Siberi në gusht të këtij viti.
Ekipi i tij kanë thënë që dyshojnë se ai ishte helmuar pasi kishte pirë një çaj gjatë një pauze të fluturimit që kishin bërë, transmeton Klan Kosova.
Ata thonë se Navalny ishte helmuar me urdhër të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin,
Të hënën, spitali Charité në Berlin tha në një deklaratë se Navalny po largohej nga ventilimi mekanik, shkruan BBC.
“Ai po u përgjigjet stimujve verbalë. Mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, thanë doktorët e spitalit.