Opozitari serb, Jovanoviq sulmohet në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Partia Liberal Demokratike (LDP) e Serbisë ka njoftuar se mbrëmë në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit ka ndodhur një incident ku disa persona të panjohur e kanë thyer veturën e kryetarit të partisë, Çedomir Jovanoviq para hyrjes së ndërtesës së aeroportit dhe e kanë fyer atë.

Opozitari serb në aeroport ishte duke pritur disa mysafirë që po vinin nga shtetet perëndimore, ku me këtë rast e kishte parkuar veturën në krahun e ndalimit para hyrjes së ndërtesës së aeroportit.

Kur ishte kthyer ka gjetur në tokë pjesë të thyera të veturës gjersa një grup të rinjsh filluan ta fyenin rëndë, e cila shkaktoi edhe një konflikt verbal mes tyre.

Jovanoviq ka thirrur më pas policinë, të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të rinjtë, shkruan novar.rs.

Ndryshe, politikani 50-vjeçari edhe në të kaluarën kishte probleme ndër të tjerash edhe për përkrahjen publike për pavarësinë e Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme