“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Edhe Istogu i është bashkuar aktivitetit “Ora e Pritjes”, përmes së cilit po numërohet mbrapsht deri më 16 shtator, në pritje të vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës, aktivistë dhe qytetarë të Istogut.

Me vendosjen e “Orës së Pritjes”, Istogu është bërë pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në qytete të ndryshme të Kosovës, me mesazhin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, është mesazhi që u përcoll nga aktiviteti.

Organizatorët kanë thënë se përmes këtij aktiviteti synohet të përcillet mesazhi se qytetarët e Kosovës janë në pritje të drejtësisë, lirisë dhe kthimit në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së.

Të ngjashme