Kosova i ka mësuar kundërshtarët sot pas shortit të hedhur në Amsterdam për Ligën e Kombeve.
Kosova është vendosur në Grupi C, dhe do të përballet me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me 3 shtator (e enjte) si mysafire ndaj Moldavisë dhe nis në ora 20:45, sikurse të gjitha ndeshjet tjera, shkruan UEFA.
Pas tri ditësh me 6 shtator (e diel), Kosova do ta pres Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e tretë do të jetë më 10 tetor (e shtunë) ku Kosova sërish do të jetë nikoqirë, kësaj radhe i Sllovenisë.
Pas tri ditësh me 13 tetor (e martë), Kosova do të udhëtojë për në Greqi.
Më 13 nëntor (e premte) Kosova do të jetë mysafirë i Sllovenisë, në një nga ndeshjet më interesante të këtij grupi.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet në shtëpi, ku e presim Moldavinë të hënë e 16 nëntorit.
3 shtator (E enjte): Moldavia – Kosova (20:45)
6 shtator (e diel): Kosova – Greqia (20:45)
10 tetor (e shtunë): Kosova – Sllovenia (20:45)
13 tetor (e martë): Greqia – Kosova (20:45)
13 nëntor (e premte): Sllovenia – Kosova (20:45)
16 nëntor (e hënë): Kosova – Moldavia (20:45)