Të premten do të zhvillohen katër ndeshje, derisa të shtunën dy ndeshje.
Ndeshja kryesore e ditës së premte pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi të Kosovës, Trepçës ’89.
Lideri aktual i kampionatit, Llapi do të ketë një udhëtim të vështirë pasi do të përballet me Lirinë në Prizren, ndërsa Flamurtari pret Vëllaznimin.
Të premten ndeshja e fundit do të jetë në qytetin e Skenderajt, ku do të takohen rivalët lokal Drenica dhe Feronikeli.
Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohet një tjetër ndeshje në Gjilan, pasi Vllaznia e Pozhoranit do të mirëpres Gjilanin.
Prishtina e rikthyer në formë do të pres rivalin e vjetër Besën nga Peja.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 14:00.
Vala Superliga – Java e 11-të
E premte, 20 tetor, në orën 14:00
Liria – Llapi
Drita – Trepça’89
Flamurtari – Vëllaznimi
Drenica – Feronikeli
E shtunë, 21 tetor, në orën 14:00
Prishtina – Besa
Vllaznia – Gjilani