Orari për kualifikimet në Kupën e Botës: Kosova e nis në shtëpi me Suedinë

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar kalendari i ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës së vitit 2022.

Kosova, kampanjën kualifikuese e nis në ‘Fadil Vokrri’, kur pret Suedinë, në ndeshjen që zhvillohet më 28 mars, shkruan lajmi.net.

Tre ditë më pas, ‘Dardanët’ janë mysafir të Spanjës. Ndeshjet tjera, Kosova do t’i zhvillojë në shtator, ku udhëton te Gjeorgjia, dhe pret në shtëpi Greqinë.

Kombëtarja e Spanjës në ‘Fadil Vokrri’ do të zbarkojë më 8 shtator.

28 mars 2021 / KOSOVË vs Suedi

31 mars 2021/ Spanjë – KOSOVË

02 shtator 2021 / Gjeorgji – KOSOVË

05 shtator 2021 / KOSOVË – Greqi

08 shtator 2021 / KOSOVË – Spanjë

09 tetor 2021 / Suedi – KOSOVË

12 tetor 2021 / KOSOVË – Gjeorgji

14 nëntor 2021 / Greqi – KOSOVË

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme