Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar masat e reja për ndalimin e qarkullimit të njerëzve, në përballje me pandeminë Covid-19, shkruan Gazeta Metro.
Nga e enjta, më datë 15 prill, secili person do të dalë në atë orar që i është caktuar në bazë të numrit të parafundit të leternjoftimit.
Më poshtë është tableta e plotë, më orarët kur mund të dilni jashtë:
Ndërkaq, këto janë disa nga masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë:
Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përvec rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë
Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërihen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar
Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare
Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se ndonjë është viktimë e dhunës fizike.
Ndalohet takimi mes personave, vizitat familjare, shoqërore e të tjera.