Orav pas dështimit të seancës: Erdhëm me shpresë, fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi

Prishtinë | 25 Kor 2025 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosdovës ka thënë se sot ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit me shpresë të madhe se do të kishte diçka të re, por asgjë nuk ndodhi, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka quajtur të domosdoshme krijimin e institucioneve sa më parë.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka thënë ai.

Të ngjashme