ORCA: 16 profesorë të UP-së i kanë të vjedhura punimet shkencore

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 16:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit të ORCA-s UP-ja me 3.3 milionë do të mund të punësonte 247 profesorë asistentë.

Koordinatori i aktiviteteve nga organizata ORCA, Dibran Hoxha, tregoi disa të dhëna që shpërfaqin dukuritë abuzive në UP.

“Disa nga format që cenojnë integritetin akademik janë shitblerja e notave, blerja e temës së diplomës dhe avancime jo meritore. Me 3.3 milionë UP do të mund të punësonte 247 profesorë asistentë që mund  të rriste prej 50% të stafit ekzistues. UP-ja gjatë vitit 2017/2018 ka shpenzuar 3.368.25 milionë euro për mbi norma dhe bashkëpunëtorë të jashtëm”

Sipas koordinatorit të ORCA-s, Dibran Hoxha, tha se 16 profesorë  i kanë të vjedhura punimet shkencore.

“Viti 2017 ishte viti më i suksesshëm i UP-së ku ka publikuar 220 punime shkencore. Nga 465 profesorë, 276 profesorë nuk i justifikojnë titujt akademikë në vitin 2018. 16 profesorë i kanë vjedh punimet shkencore. Disa nga profesorët që akuzohen për plagjiaturë janë Sabri Hamiti dhe Hajredin Kuçi. 35 persona që kanë pozita udhëheqëse po dalin të jenë të përfshirë në 6 universitetet publike”, tha ai, raporton EO.

ORCA ka hulumtuar se kandidatët për deputetë nga të gjitha partitë punojnë dhe në universitete.

“PDK-ja ka 11 kandidatë, LDK-ja ka 11 kandidatë , AAK-PSD 7 kandidate dhe LVV 5 kandidate që punojnë si profesorë apo si asistent në Universitetet Publike.

Koordinatori i aktiviteteve nga organizata ORCA, Dibran Hoxha tha se thelbi i këtij aktiviteti është alarmimi për korrupsionin dhe cenimin e integritetit akademik në arsimin e lartë.

“Ky është një aktivitet që jemi duke e mbajt në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës. Thelb i aktiviteti është ‘Integriteti akademik dhe korrupsioni në arsimin e lartë’ dhe janë informacione të detajizuara dhe informacione të vlefshme për studentët të cilët mund të marrin njohuri rreth zhvillimeve akademike dhe këtyre dukurive të korrupsionit apo cenimit të integritetit akademik në arsimin e lartë. Qëllimi ynë është që studentët në radhë të parë të mos përfshihen në këto dukuri dhe kemi përgatitur disa sllajde se si studentët kanë marrë pjesë në këto dukuri të korrupsionit të arsimit të lartë apo cenimit të integritetit akademik”, tha Hoxha.

Sipas raportit studentët e FNA për literaturë shpenzojnë mesatarisht 49.6 euro për semestër.

Të ngjashme