Organizatat ORCA dhe Admovere e mbështestin protestën e studentëve lidhur me kundërshtimin e emërimeve në Këshillin Drejtues të UP-së nga ana e Ministres Hykmete Bajrami, të punonjësve nga kolegjet private.
“Siç jeni njoftuar, organizatat studentore Skopi Studentor, SKV dhe USPE kanë paralajmëruar protestë për nesër para Ministrisë së Arsimit, lidhur me kundërshtimin e emërimeve në Këshillin Drejtues të UP-së nga ana e Ministres Hykmete Bajrami, të punonjësve nga kolegjet private”, është thënë në një njoftim të këtyre organizatave.
Sipas komunikatës ORCA dhe Admovere kanë kundërshtuar përmes reagimeve futjen e interesave private në universitetin publik përmes këtij veprimi të emërimit të punonjësve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të UP-së.
“ORCA dhe Admovere i bashkohen protestës së nesërme dhe i mbështesin organizatat studentore në kërkesat e tyre për zgjedhjet në UP. ORCA dhe Admovere theksojnë se është e papranueshme që anëtarë të këshillave drejtuese të universiteteve publike të jenë staf i kolegjeve private. Kjo përbën cenim të interesit publik dhe rrezikim të cilësisë së arsimit të lartë në vend. Protestat nuk duhen ndalur derisa të tërhiqen punonjësit e kolegjeve private nga Këshilli Drejtues i UP-së. Ne mbesim të përkushtuar që këtë veprim absurd të Ministres, ta kundërshtojmë deri në fund”, është thënë në komunikatë.