ORCA falënderon ish prorektorët e Universitetit të Prishtinës

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Në zyrën e ORCA-s sot u pritën profesorët Faton Berisha e HysenBytyqi, të cilët në cilësinë e prorektorëve të menaxhmentit që sapo përfundoi mandatin në Universitet të Prishtinës, kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e integritetit të procesit të avancimeve për 3 vite me radhë.

ORCA u ka dhënë nga një dhuratë simbolike dhe i ka quajtur kolibra për mënyrën se si kanë kontribuar me punën e tyre në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

TREGIMI I KOLIBRIT

Nji ditë prej ditësh, shumë kohë ma parë, në nji vend shumë të largët, legjenda na rrëfen se si njizjarrë i madh kishte gllabërue malin. Kafshët të tmerrueme, ngarendnin në rrathë, tuebërtitë, tuekja tek shihnin t’pashpresa hatanë që po afrohej.

Por atje, mbi flakët dhe mbi kafshët e tmerrueme, nji kolibër i vogël ishte i zanuntuefluturu herë në nji, e herë në anën tjetër, prej nji pellgu te flakët e zjarrit të madh, secilën herë tue pru me veti do pika uji që i hidhte në flakë. E kështu bante pa pushim. Edhe nji herë. Edhe nji herë…

E dikur, nji brejtës i moçëm e i zymtë, i acaruem prej këtij trazimi t’pavlerë e qesharak të kolibrit, thirri: “O ti zog i vogël! Mos u ban ma “i mençmi”. Njato pikat e vogla njana pas tjetrës që ti po i gjuen në zjerm, nuk do të na shpëtojnë ne!”

E kolibri i tha: “Ndoshta, por unë po e baj pjesën teme.”

Të ngjashme