ORCA i kërkon falje Drita Krasniqi, kandidate për deputete nga radhët e AAK-së për Kuvendin e Kosovës.
Kërkim falja bëhet për shkak të lëshimit të paqëllimshëm të bërë sot ku ORCA ka paraqitur publikisht emrat e profesorëve dhe asistentëve që janë edhe pjesë e listave të partive si kandidatë për deputetë.
ORCA ka paraqitur gabimisht duke keqinformuar publikun se zonja Drita Krasniqi kandidate për deputete e AAK-së është edhe profesoreshë në një nga universitetet publike.
Ky lëshim ka ndodhur për shkak se në Universitetin e Prizrenit ekziston një person me emër të njejtë dhe që ngjason jashtëzakonisht shumë me zonjën kandidate nga radhët e AAK-së.
ORCA dëshiron t’i sigurojë të dy zonjat në fjalë se lëshimi është absolutisht i paqëllimshëm dhe se kërkim falja jonë është e siqnertë.
Lusim mediet që kanë publikuar lajmin e sotëm për aksionin e ORCA-s, ta publikojnë edhe këtë kërkim falje, ashtuqë askush të mos penalizohet për shkak të këtij gabimi.
Bashkë me këtë komunikatë ne po japim edhe dy fotografi të të dy zonjave ashtuqë edhe publiku të shohë se lëshimi ynë është i paqëllimshëm.
Vegëza në të cilën gjendet Drita Krasniqi si pjesë e stafit akademik në Univeristetin e Prizrenit; https://uni-prizren.com/sq/drita-krasniqi
Vegëza në të cilën mund të gjeni kandidaten për deputete Drita Krasniqi; http://www.weekofwomen.org/web/pjesmarrsit.php