ORCA përshëndet vendimin e UP-së për përjashtimin e revistës mashtruese

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

ORCA lavdëron vendimin e sotëm të Senatit të UP-së i cili përjashtoi revistën mashtruese International Journal of Research in Business and Social Science nga procesi i avancimeve.

Javë më parë ORCA në bashkëpunim me kandidaten për professor asistent në Fakultetin Ekonomik Dr. Albana Berisha-Qehaja ka denoncuar publikisht revistën si mashtruese dhe i ka kërkuar Senatit të UP-së që ta përjashtojë këtë revistë na procesi i avancimeve. ORCA përgëzon menaxhmentin për propozimin e vendimit në Senat dhe Senatin për vendimin e marrë me shumicë masive votash. Ndërkaq, dënojmë qëndrimin destruktiv të dekanit të Fakultetit Ekonomik But Dedaj dhe votën e tij të vetme kundër këtij vendimi. Ritheksojmë se ky dekan është në process të avancimeve dhe e ka një punim të publikuar në këtë revistë tashmë zyrtarisht mashtruese.

I rikujtojmë publikut se kjo revistë kishte publikuar punimin e personit fiktiv Andrra Qielli nga universiteti inekzistent Triumph University në Tiranë.

ORCA mbetet e përkushtuar në demaskimin e mashtrimeve akademike dhe fton të gjithë ata që kanë prova të mashtrimit akademik t’i zbulojnë në publik ato.

Të ngjashme