Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka organizuar një aksion dedikuar prorektorit Naser Sahiti lidhur me avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës.
Rron Gjinovci, nga kjo organizatë, tha se në mbledhje të senatit është vendosur pozitivisht për kandidatët e propozuar, raporton Ekonomia Online.
“Mesatarja e numrit të publikimeve të punimeve për një kandidat të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për një vit del 5,5 që është pesëfishi i publikimit të kolegëve të tyre në Norvegji, të cilët në fushën e njëjtë kanë 0.96 publikime shkencore në vit për profesor”.
Ai tha se tetë kandidatë janë avancuar në profesorë të rregullt, duke marrë kontratë të përhershme me Universitetin e Prishtinës dhe se këta profesorë nuk i detyrohen më universitetit, raporton EO.
“E kemi informuar senatin me kohë, dhe nuk ka marrë diçka dhe lidhur me rastin e supermenëve menaxhmenti po tallet me këtë situatë. E kam fjalën për prorektorin Naser Sahiti, i cili është treguar çapkën duke bërë shaka me shkencën, të ardhmen e universitetit dhe integritetin akademik duke thënë: Ne nuk mund ta dimë si janë ba ato punime, nëse kandidatët e caktuar kanë punu me vite dhe themi pastaj janë ulë, i kanë shkru, i kanë botu”.
Sipas ORCA-s, ky lloj i qasjes e kompremeton procesin e avancimeve akademike në vitin 2018.