Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka publikuar raportin “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Prishtinës”, duke evidentuar përparim të jashtëzakonshëm në publikimet shkencore, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit, stafi akademik i UP-së ka publikuar 3,910 punime në revista të indeksuara në Scopus dhe Ëeb of Science, ku 43% e tyre janë në koleksione kryesore SCIE, SSCI dhe AHCI.
Drejtori i ORCA-s, Dibran Hoxha, theksoi se ky progres është rezultat i punës së përbashkët të stafit, shoqërisë dhe partnerëve që kanë kontribuar në rritjen e cilësisë akademike.
“Jam i lumtur ta paraqes para jush që inticonet publike të arsimit të lartë ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm sa i përket publikimit shkencor. Më kujtohet në vitin 2017 ORCA ka publikuar një raport të justifkimit të titujve akademik dhe na doli që vetëm 28 për qind të stafit të atëhershëm justifikonin titujt akademik dhe patën ardh shumë akuza që kush jeni ju me na kritiku, dhe tani jemi në një periudhë kur ky përparim me progres është i jashtëzakonshëm dhe lehtë i vrejtshëm prej vitit 1988 kur u evitentuar tiutj e parë deri 2017 kjo është rezultat i gjithë shoqrisë dhe partnerëve që kanë kontribuar që ky progres të jetë kaq i sukseshëm. Stafi i Universitetit të Prishtinës, profesorë, ligjërues dhe asistentë ka publikuar 3,910 punime në revista të idenksuar në Scopus ose Ëeb of Science. 43 për qind e punimeve janë në tri koleksione bazë të Ëeb of Science: SCIE, SSCI, AHCI”, tha ai.
Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, vlerësoi raportin si dëshmi të punës së përbashkët dhe të përparimit të universitetit, duke shtuar se tashmë është miratuar një rregullore e re për publikimet shkencore në UP.
“Asnjëhere në asnjë dyshim masa më e madhe e gjithë profesorëve nuk e kanë parë as agjensinë e akreditime as shoqëritë civile si kundërshtar. Statistkat tregojnë për një sukses të përbashkët. U fol për integritrtin dhe rritjen pozitive është e kuptushme që UP-ja në shumë aspekte qëndron më mirë, kjo është rezultat i punës së përbashkët dhe duhet parë se cka duhet bërë më mirë. Jam dëshmitar që edhe para 88-tës ka pasur punime shkencore në universitet, ka pasur punime shumë më domethënëse dhe kontribut të madh për kohën. E dimë që një numer i tyre publikimeve ka që universiteti ka subvensinuar publikimet. Ne kemi arrit me miratuar një rregullore sa i përket publikemev në UP”, ka thënë ai.
