ORCA: Shkaktari kryesor i shkatërrimit të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 10:24 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka zhvilluar një aksion simbolik, para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, me ç’rast kanë kërkuar të ndryshohet statusi i kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse, raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet është realizuar pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ku do të organizohet Dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Dibran Hoxha nga ORCA ka thënë se shkaktari kryesor i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private.

“Kolegjet private janë dëmtuesit ma të mëdhenj të cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë. Pas 5 vitesh monitorin të vazhdueshëm të agjencisë së akreditimit, qendrës për njohjen e diplomave NARIC dhe proceseve të arsimit ta lartë në Kosovë, ORCA me kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor por jo i vetëm i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private. Kolegjet private janë biznese dhe kjo nuk është shprehje metaforike por një e vërtetë administrative. Imagjinoni kolegjet private dhe marketet në Kosovë regjistrohen njëjtë si biznese profitabile”, tha Hoxha.

Ai ka thënë se ORCA kërkon që në projektligjin për Agjencinë e Kosovës për akreditim për të cilin sot mbahet dëgjim publik nga Komisioni parlamentar të përcaktohet qartë se akreditimi do t’u ofrohet vetëm institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse.

“ORCA kërkon që në projektligjin për Agjencinë e Kosovës për akreditim për të cilin sot mbahet dëgjim publik nga komisioni parlamentar të përcaktohet qartë se akreditimi do t’u ofrohet vetëm institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse. Vetëm kështu do të bëhej e mundur që parat e mbledhura nga sukseset e tyre të mos përfundonin në xhipe e vila të pronarëve të tyre apo në xhepat e policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve ministror, deputetëve e ministrave por në investim për laboratorë e institute revista e biblioteka”, tha tutje Hoxha.

Sipas tij, vetëm kështu do të bëhej e mundur që parat e mbledhura nga sukseset e tyre të mos përfundonin në vetura të shtrenjta e vila të pronarëve të tyre apo në xhepat e policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve ministrorë, deputetëve e ministrave, por në investim për laboratorë e institute revista e biblioteka.

“Ministrat e qeverisë së majtë kur po nënshkruajnë memorandume me kolegjet private ku punojnë vet ku punojnë familjarët e kolegëve të tyre apo vet kolegët e tyre, për t’i hapur rrugë zhvatjes së parasë publike nga këto kolegje. 20 mijë studentë që janë mashtruar janë përfituar të paktën 20 milionë euro, me një pjesë të tyre është blerë heshtja e mediave, deputetëve e mosveprimi i institucioneve të hetuesisë e drejtësisë si dhe korruptimi i zyrtarëve të ministrisë së arsimit. Me pjesën e mbetur janë blerë xhipe, villa e apartamente”, tha Hoxha.

Të ngjashme