ORCA synon rritjen e transparencës në procesin e avancimeve akademike në UP

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 11:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur diskutim për mbarëvajtjen e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu u lansua strategjia për ofrimin e mbështetjes juridike për palët e mundshme që do të ankohen në procesin e avancimeve akademike në UP.

Drejtori ekzekutiv i ORCA-s, Rron Gjinovci, përmendi se si ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, ka qenë një shembull për mosndërhyrje për të punësuar militantë partiakë dhe të afërm të tij, por duke u bazuar në profesorë të avancuar dhe profesionistë, raporton Ekonomia Online.

“Në bashkëpunim me senatin, ORCA ka arritur të bindë senatin që 70 raste të avancimeve të rekomanduara pa i plotësuar kriteret për t’i parandaluar dhe tani kemi rreth 70 pozita më pak në Universitetin e Prishtinës, të cilët nuk janë duke folur para studentëve pasi që nuk i kanë merituar ato pozita”, tha Gjinovci.

Gjinovci tha se Universiteti i Prishtinës është institucioni kryesor i arsimit në Kosovë, ku nga ky institucion dalin mjekët, juristët, mësimdhënësit, etj., dhe cilësia në këtë institucion duhet të jetë më e ngritur pasi që shumica e profesionistëve dalin nga ky universitet.

“Këtë vit synim i ORCA-s është procesi i avancimeve akademike dhe UP-së të jetë transparent dhe llogaridhënës dhe që transparenca të bëhet traditë e Universitetit të Prishtinës dhe ky proces shënohet më i rregullu të gjitha problemet që munden me i pasë dhe kemi me i bindë njerëzit, dhjetëra profesorë apo qindra që punojnë ne Evropë, të cilët nuk e kanë pa të arsyeshme të kthehen në vendin e tyre të kontribuojnë”, shtoi Gjinovci.

Gjinovci tha se arsyeja që ORCA fokusohet më shumë në Universitetin e Prishtinës është se pikërisht ky universitet është institucioni më i madh i arsimit në Kosovë, është publik dhe financohet nga fondet publike, raporton EO.

Ndërsa avokatja, Rina Kika, tha se janë të përkushtuar të ndjekim procedurat e nevojshme për të arritur qëllimet për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie të shtuar të institucioneve publike.

Të ngjashme