ORCA thotë se UP-ja po i amniston profesorët e dyshuar për plagjiaturë, paralajmëron marsh protestues

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 14:44 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mbajti aksion simbolik kundër Këshillit të Etikës së UP-së, me moton “Veting në Arsimin e Lartë!”, raporton EkonomiaOnline.

Dibran Hoxha nga organizata ORCA-së tha se kërkojnë nga UP-ja që të hetojë dhe ndëshkojë profesorët që bën plagjiaturë dhe mashtrime.

“Siç tashmë e dini Këshilli i Etikës duke çliruar vetën nga përgjegjësitë të përcaktuara në Kodin e Etikes ne Statutin e UP-së dhe në dokumentet tjera rregulluese lidhur me hetimin dhe ndëshkimin e plagjiaturës dhe mashtrimeve të tjera akademikë gjatë këtij muaji pas më shumë se 1 vit u ka kthyer përgjigje organizatave ORCA dhe Admovere lidhur me denoncimet e tyre”, tha ai.

Ai tha se pavarësisht denoncimeve për disa profesorë që kanë fituar tituj akademikë duke bërë plagjiaturë, UP-ja nuk ka marrë asnjë masë.

“Njëjtë ka vepruar edhe me denoncimin e bërë nga Admovere për dy plagjiatorët profesorin Mejdi Bektashi dhe plagjiatorin Arsim Morina të cilët kanë kopjuar pjesë të tëra të librave të autoreve të tjerë pa i cituar apo referencuar ata. Për të gjitha këto raste Këshilli i Etikës nuk ka marrë masa por thjesht ka thënë se nuk ka mandat e kompetenca dhe se nuk ka mundësi profesionale të marrë masa. Të dy këto pretendime janë të pavërteta. Sepse po te mos i kishte këto atëherë ai nuk do duhej te ekzistonte”, ka thënë ai.

Saranda Sylejmani nga ORCA tha se më 4 dhjetor do të organizojnë marsh protestues me kërkesën “Veting në arsimin e Lartë”.

“Prandaj me 4 dhjetor ftojmë qytetarët studentët organizatë studentore të na bashkohen në marsh me kërkesat: Krijimin e komisionit për verifikimin e plagjiaturave dhe krijimin. e komisionit për verifikimin e titujve akademikë”, tha ajo.

Të ngjashme