Qendra e të moshuarve në Pejë “Orenda” ka marrë vendim që t’i suspendojë katër infermieret e përfshira në rastin e sulmit ndaj një të moshuare.
A.P. është suspenduar për sulmin e bërë, derisa A.R., R.K. dhe G.N. janë suspenduar nga puna me arsyetimin se nuk e kanë paraqitur rastin te përgjegjësi, transmeton KlanKosova.tv.
Në dokumentin e publikuar nga qendra, figuron që vendimi është marrë të martën, më 1 nëntor.