Po afrohen orët vendimtare sa i përket të ardhmes së mbrojtësit kosovar Mergim Vojvoda.
Teksa raportohej se Atalanta ishte shumë afër të siguronte shërbimet e tij, në garë është futur edhe Torino, e cila duket tejet e interesuar për të transferuar mbrojtësin e djathtë të Standard Liege.
Torino ka bërë dje tentativat e para për të rrëmbyer Vojvodën, por oferta e tyre është 1.5 milion euro më e vogël sesa shuma që kërkon klubi belg, raporton Di Marzio, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Atalanta do të provojë të nis edhe një herë negociatat për të arritur një marrëveshje me Liege për Vojvodën.
Të shohim se çfarë do të ndodhë në orët vijuese, por e sigurt është që Mergim Vojvodën do ta shohim në Serie A sezonin e ri.