Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në bashkëpunim me Projektin “Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë”, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Planet organizon konferencën “Prokurimi Publik Sot: Arritjet, Sfidat dhe Mundësitë për Kosovën”.
Kjo është një ngjarje vjetore, ku organet e prokurimit publik si: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) raportojnë mbi aktivitetet e tyre vjetore (2016).
Përveç prezantimeve të institucioneve përkatëse, një tryezë e rrumbullakët do të organizohet për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të prokurimit publik në Kosovë.
Aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile do të kenë mundësi për të prezantuar pikëpamjet e tyre me qëllim të prurjes së përmirësimeve në këtë sektor.
Ngjarja është përkrahur nga projekti i financuar nga BE-ja “Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë”.