Organizata “For New Life Kosovo” hap ekspozitën në Kopshtin e të Zhdukurve në Zvicër

Prishtinë | 31 Gus 2024 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Organizata “For New Life Kosovo” në kuadër të projektit “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve të tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes fotografisë“, ka organizuar ekspozitën radhës në Kopshtin e të Zhdukurve në Gjenevë të Zvicrës.

Ky aktivitet koincidon me 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë.

Përmes një njoftimi për media, u tha se qëllimi i kësaj vizite ishte shfaqja e ekspozitës me fotografi te të pagjeturve dhe masakrave që pasqyrojnë krimet e terrorit serb në luftën e fundit në Kosovë 1998/99.

“Organizata jonë synon që kjo ekspozitë të shfaqet edhe në vende të tjera si në rajon dhe në botë në mënyrë që të sensibilizohet opinioni ndërkombëtarë me çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe të masakrave. Po ashtu për organizimin e këtij aktiviteti kemi bashkëpunuar me shoqatën “Vitija” në Gjenevë, kryetarin Xhavit Islami dhe shoqatën “Jardin des disparus” me seli në Meyrin, Gjenevë të cilët e kanë bërë të mundur gjithë këtë organizim”, thuhet në njoftimin për media.

“‘For New Life Kosovo’ falënderon të gjithë bashkëpunëtoret që kontribuan në realizimin e këtij projekti: Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës(KKAFZHK), Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Instituti i Mjeksis Ligjore”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme