Organizata “Për familjet në nevojë” jep dhurata për fëmijët e braktisur

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 12:44 | Nga

Organizata “Për familjet në nevojë” sot vizitoi Klinikën Neonatologjike ku dhuruan disa pako me gjëra elementare për fëmijë të braktisur, njofton Klan Kosova.

30 pako me gjëra të nevojshme për këta të porsalindur iu dorëzuan shefit të këtij reparti Xhevdet Konjufca i cili tha se shpesh kanë hasur në probleme për përkujdesjen për këta fëmijë.

Sot u bë edhe donacioni i parë për fëmijën e vetëm që gjendet për momentin atje, derisa drejtori Konjufci tha se për dallim nga viti i kaluar që kanë pasur 40 fëmijë të braktisur këtë vit është një numër i vogël.

Organizata tha se ky aktivitet vjen si shënim i muajit të fëmijëve, qershorin.

 

Të ngjashme