Organizata Zëri i Romëve Ashkalive dhe Egjiptasve kanë organizuar shfaqjen e një video me anë të së cilës kanë ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të këtyre komuniteteve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Vesa Batalli, menaxhere e programit të punësimit në këtë organizatë, tha me anë të këtij organizimi po mundohen të tregojnë për shkeljet e të drejtave që po u bëhen këtij komuniteti në Kosovë.
Ajo gjithashtu tha se po solidarizohen me vdekjen e George Floid në ShBA dhe të tregojnë se probleme të ngjashme ka edhe në Kosovë.