Organizata Spanjolle ‘Webometrics’ që merret me vlerësimin dhe rankimin e universiteteve në mënyrë skandaloze e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në ueb faqen e tyre zyrtare, të gjitha universitetet private dhe publike shfaqen nën ombrellën e Serbisë, transmeton Indeksonline. Sipas kësaj organizate, Universiteti i Prishtinës renditet 3775 në botë.
Duke e ditur se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë vihet në dyshim se nëse renditja në këtë organizatë është bërë në mënyrë profesionale.
Përveç në arsim, Kosova ka hasur probleme me shtetin e Spanjës edhe në sport.