Oda Ekonomike e Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe Oda Ekonomike Amerikane kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës fillimin e implementimit të gjitha pikave të pakos Fiskale 2.0 .
“Ne si organizata kemi investuar kohë dhe mjete të konsiderueshme në përpilimin dhe përgatitjen e pikave të përfshira në këtë pako. Po ashtu ndërmarrjet prodhuese në Kosovë e kanë planifikuar planin e punës duke u bazuar në zbatimin e kësaj pakoje. Andaj, çdo vonesë e mëtutjeshme në zbatimin e kësaj pako nuk është e justifikueshme dhe do të ketë implikime negative në operimin e ndërmarrjeve prodhuese duke i bërë më pak konkurrente në tregun e Kosovës”.
Përmes kësaj pakoje, prodhuesit vendore do të jenë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe këto masa do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e prodhimeve “Made in Kosova” në treg, rritje të punësimit si dhe rritje të të hyrave për institucionet e Republikës së Kosovës.
Kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave të fillon të implementon këtë pako menjëherë dhe pa ndryshime të mëtutjeshme.