Organizatat dhe mediet serbe në Kosovë kanë reaguar ndaj operacionit të djeshëm në veri, duke thënë se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë të tepruar në komunat serbe në veri të vendit.
Në reagimin e tyre nuk është përmendur lëndimi i 10 policëve gjatë aksionit të djeshëm kundër kontrabandimit të mallrave.
Reagimi i plotë:
Një grup i organizatave të shoqërisë civile brenda Iniciatives OPEN dënon fuqishëm përdorimin e forcës së tepërt nga forcat speciale policore të Qeverisë së Kosovës në komunat serbe në veri të Kosovës, si dhe angazhimin e tyre në detyrat brenda kompetencës së forcave policore lokale. Veprimet e tilla të Qeverisë së Kosovës nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimit, por inkurajojnë konfrontimin dhe polarizimin e mëtejshëm etnik. Në një mjedis të paqëndrueshëm sigurie, pas tensioneve të fundit mbi përdorimin e targave, veprime të tilla lehtë mund të çojnë në konflikt të hapur të përmasave të pa imagjinueshme. Ne gjithashtu dënojmë përdorimin e njësive speciale të policisë gjatë fushatës zgjedhore sepse çon në radikalizimin e elektoratit dhe prishjen e procesit zgjedhor.
Iniciativa OPEN i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kthehen në procesin e negociatave në Bruksel, ku është e mundur vetëm të gjendet një zgjidhje për problemet e grumbulluara. Aktet e njëanshme minojnë mekanizmat ligjorë, institucionalë dhe të sigurisë të krijuar gjatë dialogut në Bruksel, dhe për këtë arsye janë të papranueshme.
Iniciativa OPEN i bën thirrje Bashkimit Evropian që të përfshihet më aktivisht në zgjidhjen e situatave të krizave gjithnjë e më të shpeshta në Kosovë dhe të krijojë mekanizma që do të çonin në forcimin e besimit mes palëve negociuese. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje KFOR -it që të sigurojë paqe dhe siguri në Kosovën veriore dhe vendet Quintit për t’iu përgjigjur urgjentisht incidenteve të fundit.
Nënshkruesit (sipas rendit alfabetik):
Centar za afirmativnu društvenu akcije – Centre for Affirmative Social Actions (CASA)
Centar za mir i toleranciju – Center for Peace and Tolerance (CPT)
Centar za socijalne inicijative – Center for Social Initiatives (CSI)
Centar za zastupanje demokratske kulture – Advocacy Centre for Democratic Culture (ACDC)
Centar za prava manjinskih zajednica (CRMC)
Crno beli svet (CBS)
Forum za razvoj i međuetničku saradnju – Forum for Development and Multiethnic Cooperation (FDMC)
Gračanica Online
Institut za teritorijalni ekonomski razvoj – Institute for Territorial Economic Development (InTER)
Komunikacija za razvoj društva (CSD)
Nova društvena inicijativa – New Social Initiative (NSI)
Radio Goraždevac
RTV Kim