Rreth 7 muaj pasi disa klerikë serbë patën nisur punimet në objektin e Kishës ortodokse serbe të ndërtuar në fund të nëntëdhjetave nga regjimi i Milosheviqit, në oborrin e kampusit universitar në Prishtinë, sërish janë ngritur shqetësime nga organizata studentore me dyshimin se po vazhdojnë punimet brenda këtij objekti. Kanë paralajmëruar protesta nëse kjo do të vazhdojë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i organizatës “Demokracia studentore”, Mexhid Ramusa, përmes një reagimi ka thënë se është shqetësuese që në këtë objekt po kryhen punime tinëzare nga serbët