Organizatorja e “Black Lives Matter” i godet me veturë mbështetësit e Trumpit

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Njëra nga organizatoret e manifestimeve të “Black Lives Matter” është prangosur pasi i ka përplasur disa mbështetës të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në jug të Kalifornisë. Si pasojë e kësaj, dy prej mbështetësve kanë mbetur të plagosur.

40-vjeçarja Tatiana Turner u ndalua disa minuta pas ngjarjes nga Policia dhe tashmë ajo akuzohet për sulm dhe tentatim vrasje. Incidenti u regjistruar të shtunën në qytetin Yorba Lina, 50 km larg qendrës së Los Angeles.

Kaosi nisi pasi rreth 250 protestues të “Black Lives Matter” u përballën me disa mbështetës të kreut të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kishin organizuar një manifestime aty pranë.

Të ngjashme