Organizohet ceremonia e dytë e dërgimit të ushtarëve të Kosovës në misione paqëruajtëse

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Ceremonia e radhës e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave nga Forca e Sigurisë Kosovës dhe Garda Kombëtare e Iowa-së në mision paqeruajtës u mbajt në Qytetin Johnston.

Me ftesë të Gardës Kombëtare të Iowa-së, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku i shoqëruar nga Koloneli Ilir Qeriqi, Attashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Washington, DC, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare e Iowa-së në mision të përbashkët paqeruajtës (Sendoff ceremony for the 3654 Support Maintenance Company).

Kjo ceremoni e jashtëzakonshme u organizua nga Garda Kombëtare e Iowa-së në kampin Camp Dodge, dhe u nderua me përfaqësues të nivelit shtetërorë federal, ushtarak, si dhe përfaqësues lokal të Shtetit të Iowa-së, si: Kim Reynolds, Guvernatore e Shtetit të Iowa-së; Joni Ernst, Senatore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Iowa; Dave Allen, Veteran si dhe përfaqësues nga zyra e Senatorit Charles Grassley; Mariannette Miller-Meeks, Kongresmene amerikane nga distrikti i dytë, Iowa, MG Benjamin Correll, Gjenerallejtënant i Gardës Kombëtare të Ioëa-së, Gjeneral Brigade Steven Kremer, Garda Kombëtare e Iowa-së, Paula Dierenfeld, Kryetare e qytetit Johnston (qytet i binjakëzuar me Pejën), etj.

“Sikurse në ceremoninë e parë, autoritete ushtarake dhe civile të nivelit federal si dhe lokal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Shtetit të Iowa-së ju drejtuan ushtarëve që do të shërbejnë në këtë mision. Mesazhet u përcollën edhe nga autoritetet kosovare nëpërmes një video të dërguar nga Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai falënderoi Gardën Kombëtare për ketë bashkëpunim të shkëlqyer dhe tha se ndihet i kënaqur me të arriturat e këtij bashkëpunimi dhjetë (10) vjeçar. Faleminderit popullit te Iowa-së si dhe udhëheqësve si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal për besimin ndaj të arriturave të FSK-së dhe popuullit të Kosovës. Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njofton Konsullata e Kosovës në Des Moines.

https://www.facebook.com/watch/?v=978172582711181


Të ngjashme