Në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, të hënën, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi (KISCOMS) realizon ecjen me moton “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Ky aktivitet që organizohet për vitin e pestë me radhë ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (të dhëmbëve dhe të gojës).
Nisja bëhet në ora 10:30 nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti. Ecja realizohet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Gjatë Ecjes, lepuroshi i projektit bashkërisht me të gjithë fëmijët-nxënësit, do ta këndojnë LIVE këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Po ashtu, lepurushi i projektit, bashkërisht me Dentistët dhe studentët e drejtimit të Stomatologjisë, si dhe me ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve të cilësisë së lartë “Curaprox“, dhuratë nga Kastrati Group (Pharm). Gjatë kësaj kohe, do të jepen edhe mesazhet edukuese e promovuese për Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral.
Ky është viti i pestë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).
Foto nga aktivitetet e mëhershme: