Organizohet funerali tre-ditor për ish-liderin suprem, Ali Khamenei

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i mëparshëm suprem i Iranit do të ketë një funeral tre-ditor në qytete të ndryshme të vendit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Një procesion funebër për Ali Khamenei në Teheran do të zgjasë të paktën 24 orë, ka bërë të ditur agjencia, duke cituar zëvendëskryetarin e bashkisë së kryeqytetit.

Qyteti lindor i Mashhadit, ku ai do të varroset, pritet të mirëpresë pjesëmarrës në zi edhe nga vende fqinje si Pakistani dhe Afganistani, ka thënë zyrtari.

Një tjetër procesion do të mbahet edhe në qytetin Qom.

Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael që nisën luftën më 28 shkurt.

Djali i tij, Mojtaba Khamenei, e ka pasuar atë si udhëheqës suprem, por nuk është parë publikisht që nga emërimi, duke dhënë vetëm deklarata të lexuara në televizionin shtetëror iranian ose në rrjete sociale.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se beson që Mojtaba është ende gjallë dhe po “angazhohet gjithnjë e më shumë” në bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Të ngjashme