Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij.
Në Ferizaj në rrugën “Imer Halili”, dje pas mesnatës është arrestuar një person, pasi që sipas policisë, i njëjti dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij.
Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë konfiskuar disa materiale për të luajtur bixhoz.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.