Orhan Kural – person i cili ka udhëtuar në gjithë botën, takohet edhe me Valdrin Llukën

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Orhan Kural, ka udhëtuar në gjithë botën. Kural ka vizituar edhe Kosovën disa herë.

Ai është takuar edhe me ministrin aktual të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kural thotë se Kosova ka ndryshuar për të mirë, madje profesori në sektorin minerar ka fajlë të mira edhe për ministrin Lluka.  Sipas tij, Lluka ai është i dijshëm dhe i vëmendshëm.

“Unë kam vizituar Kosovën disa herë. Hera e parë ka qenë një vit pas shpalljes së pavarësisë. Atë kohë, Prishtina, ishte si një fshat i vogël. Kishte ushtarë të Kombeve të Bashkuara gjithandej. Unë mbajta një konferencë për ushtarët turk në bazën e tyre ushtarake. Dy vite më parë, unë isha i ftuar nga Ambasada Turke për të dhënë një konferencë në Institutin Junus Emre në Prishtinë dhe Prizren”.

“Por kësaj here unë u befasova, Kosova kishte ndryshuar. Ndërtime, ndërtesa moderne, dyqane, shtëpi të mallrave. Kësaj here unë jam në Kosovë me një grup të minatorëve Turk. Unë jam profesor në sektorin minerar dhe kam qenë drejtor i Departamentit të Inxhinierisë së Minierave në Universitetin Teknik Turk për 9 vite. Kam punuar aty për 44 vjet”.

“Valdrin Lluka na takoi me shumë kënaqësi. Ai është i ri, i pashëm, i dijshëm dhe i vëmendshëm. Unë besoj se ai do të bëhet edhe më i suksesshëm se sa që është dhe i uroj çdo të mirë”.

Për tu njohur më shumë me të vizitoni faqen e tij personale www.orhankural.org

Intervista me Orhan Kural, person i cili ka udhëtuar në gjithë botën:


1. Cili është motivimi juaj për të udhëtuar?

Të udhëtosh, të jesh në rrugë më bën të lumtur. Të shohësh gjëra të reja, të zbulosh, të njohësh njerëz të ri, shokë të vërtetë gjithmonë mund të gjesh në udhëtime të largëta. Vajzat gjejnë burra. Kur udhëton, gjithashtu përmirëson gjuhën dhe aftësinë që të zgjidhësh problem. Në qoftë se kam arritur suksese në jetë të gjitha janë shkaku i qindra takimeve të cilat i kam bërë. Gjithashtu, udhëtarët ndihmojnë të përmirësohet paqja botërore. Në qoftë se njerëzit e botës do ta njihnin njëri tjetrin më mirë, unë besoj se urrejtja dhe lufta do të përfundonin.


2. Sa vende ke vizituar?

Po, unë vitin e kaluar kam përfunduar vizitën e të gjitha vendeve të kombeve të bashkuara (193 vende). Në qoftë se shikon në faqen e Nomadmania, në sektorin “më së shumti vizita”, unë jam në mes 55 personave që kanë vizituar më së shumti botën. Bota është e ndarë në 1293 seksione nga Nomadmania dhe unë vetëm sa kam vizituar 780 sosh.

Vitin e kaluar, kam përfunduar vizitën e 4 vende të Pacifikut, si Tuvalu, Micronesia, Marshall Islands the Tonga.

3. Cili është vendi juaj i preferuar dhe pse?

 “Bhutan”, për këto arsye:

  • Të shesësh duhan është e ndaluar.
  • Gjuetia dhe prerja e drurëve është e ndaluar. Lejon vetëm 3000 vizitor në vit në mënyrë që të mos e shkatrroj kulturën.
  • Futbolli profesional është i ndaluar.
  • Ndërtesat e këqija me cement janë të ndaluara, të gjitha janë tradicionale.


4. Përveç Turqisë, në cilat vende do të dëshiroje të jetoje dhe pse?

Maracaibo – Venezulela por në ditët e sodit nuk është e sigurtë për të jetuar. Njerëzit ishin shumë të lumtur atje. Të gjithë këndonin, deri më edhe në autobus dhe stacione. Gjithmonë të ftonin për pije. Nën rrezet e diellit, natyra është shumë e gjelbër. Unë kam dhënë ligjerata në atë vend për 15 ditë.


5. Cila është gjëja më interesante që ti ke bërë ose ke parë gjatë udhëtimeve?

Jam burgosur për një ditë në Afganistan. Nuk më lejonin të kaloja nga Uzbekistani në Afganistan! Edhe pse kisha vizë udhëtimi për Afganistan. Unë insistoja, prap nuk më lejonin. Unë e fotografova zyrtarin në mënyrë që të shtroja ankesë në ambasadën e tyre në Ankara dhe ata më morën kamerën dhe më futën në qeli. Pas një dite, ata më lejuan që të kthehem në Uzbekistan. Nuk me lejonin të vizitoja Afganistanin në atë kohë.

6. Cili vend bën ushqimin më të mirë?

Mua më pëlqen çdo ushqim tradicional, sidomos në restaurante lokale. Po ashtu më pëlqen edhe ushqimi që shitet në rrugë. Unë asnjëherë nuk shkoj në restaurante të shtrenjta. Pse të shpenzoj paratë e mia aty? Unë jam vegjetarian dhe mundohem të shijoj fruta të ndryshëm, ëmbëlsira dhe lëngje gjatë udhëtimeve të mia.


7. Cili vend ka njerëzit më të shoqërueshëm?


Besoj se Sudan-i. Edhe pse janë të varfër, ata të ftojnë në shtëpitë e tyre që të ndajnë me ty atë që kanë. Gjithmonë janë të lumtur, lumturia është në detaje të  vogla. Unë jetoj në një dhomë të vogël. Pse të jetoj në shtëpi me 7 dhoma? Edhe një furgon më mjafton. Tani, shtëpia ime është muze. Kam mjaft këpuca, maica dhe këmisha, nuk kam nevojë për më shumë.  


8. A preferon më shumë të udhëtosh i vetëm apo i shoqëruar?


Unë jam President i Klubit të Udhëtarëve Turk që 24vite (ëëë.turkiyegezginlerkulubu.com).

Ne udhëtojmë në grupe në vende të ndryshme gjeografike. Unë udhëtoj me ta si udhëheqës.

Por në realitet, preferoj më shumë të udhëtoj “i vetëm”. Kur ti je i vetmuar, ti je më i lirë, mund të komunikosh me njerëzit lokal dhe është më e lehtë të shohësh jetën e atij vendi. Unë lirshëm mund të gjej shokë në qoftë se dua. Unë buzëqeshi, flas dhe ju tregoj librat e mi. Ata më ftojnë në shtëpitë e tyre. Dhe kështu e mësoj kulturën e tyre lokale. çfarë hanë dhe si jetojnë!

9. Cila është gjëra më qesharake/çuditshme/ dhe më domethënësja që një njeri lokal të ka thënë?

Një herë, shumë vite më parë në një fshat të Bregut të Fildishtë, unë hyra në një ceremoni martesore për të bërë foto. Dikush erdhi dhe më tha diçka por nuk e kuptova. Dhe vazhdova të bëjë foto. Ai më gjuajti me gurë, por për fat të mirë ia huqi. Unë vrapova nga frika. Më vonë unë mësova se ata besojnë se fotografitë ua marrin shpirtin.


10. Cilin vend do ta rivizitoje prapë apo sa vende ke rivizituar?

Kohë pas kohë unë rivizitoj vendet. Gjithmonë ka gjëra të reja për të zbuluar, Por, India është gjithmonë e mbushur me surpriza. Indinë e kam vizituar 10 herë. Kina gjithashtu ka kulturë të madhe për ta zbuluar. Por të jem i sinqertë, Europa ditëve të sodit është kogja e njejtë. Pas rivizitimit të vendeve të BE-së unë kam filluar të kuptoj se Europa po e humb kulturën e saj.

11. Cilat janë eksperiencat e tua gjatë vizitës në Kosovë dhe takimit me Ministrin Lluka?

Unë kam vizituar Kosovën disa herë. Hera e parë ka qenë një vit pas shpalljes së pavarësisë. Atë kohë, Prishtina, ishte si një fshat i vogël. Kishte ushtarë të Kombeve të Bashkuara gjithandej. Unë mbajta një konferencë për ushtarët turk në bazën e tyre ushtarake.

Dy vite më parë, unë isha i ftuar nga Ambasada Turke për të dhënë një konferencë në Institutin Junus Emre në Prishtinë dhe Prizren.

Por kësaj here unë u befasova, Kosova kishte ndryshuar. Ndërtime, ndërtesa moderne, dyqane, shtëpi të mallrave. Kësaj here unë jam në Kosovë me një grup të minatorëve Turk. Unë jam profesor në sektorin minerar dhe kam qenë drejtor i Departamentit të Inxhinierisë së Minierave në Universitetin Teknik Turk për 9 vite. Kam punuar aty për 44 vite.

Valdrin Lluka na takoi me shumë kënaqësi. Ai është i ri, i pashëm, i dijshëm dhe i vëmendshëm. Unë besoj se ai do të bëhet edhe më i suksesshëm se sa që është dhe I uroj çdo të mirë.

12. A duhet të jesh i pasur që të udhëtosh?

Faktori i parë është inspirimi për të udhëtuar. Ti duhet të kërkosh destinacione të reja.

E dyta është “shëndeti”. Ti duhet të jesh në gjendje të mirë shëndetësore për të udhëtuar.
E treta, ti duhet të lësh anash për një kohë të caktuar biznesin në mënyrë që të udhëtosh. Asnjëherë nuk duhet ta shtyesh kohën e udhëtimit, sepse nuk e di se çka sjell e ardhmja.

Kur ti kesh paratë, ti mund të blesh biletë të lirë të aeroplanit. Poashtu, transporti me autobus është i lirë. Përdor ‘couchsurfing’, është pa para! Unë në Turqi kan strehuar 150 udhëtarë të rinj në shtëpinë time apo u kam ndihmuar në sistemin përmes airbnb.

Blej banane, djath apo bukë nga dyqanet lokale apo nga restaurentet e lira. Mos ha në restaurane të shtrentja.

Përdorimi i trenit për udhëtim është gjithashtu prej mënyrave të lira të udhëtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme