Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa para tre muajsh kanë konfirmuar se do të bëhen prindër qe një kohë të gjatë.
Dy yjet e skenës shqiptare do të bëhen prindër të një vajzë, ndërsa së fundmi këngëtarja ka realizuar një set fotografik.
Në pozat e realizuara, ajo është paraqitur me barkun e fryrë, teksa është në periudhën e fundit të shtatzënisë.
“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo lëviz brenda meje. I kam shijuar kaq shume momentet tona bashkë, e vogla ime A”.
“Lutem për secilën prej jush që është në pritje, por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja!”, ka shkruar Orinda në përshkrim.