Oriola Marashi dhe Eros Grezda drejt fejesës?

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi dhe futbollisti gjakovar Eros Grezda duket se kanë vendosur të bëjnë një tjetër hap në lidhjen e tyre.

Pas izolimit bashkë, çifti i njohur kanë takuar edhe familjet e njëri-tjetrit, e tashmë pritet të shkëmbejnë unazat, sipas Gazetës Panorama.

Gjithashtu, të njëjtat burime shkruajnë se ajo që mban Oriolën në Kroaci, ku jeton familja e Grezdës, është pikërisht fejesa dhe hapi i madhe që pritet që të hedhë tashmë çifti.

Mirëpo, çifti publikisht akoma nuk kanë konfirmuar lidhjen e tyre edhe pse imazhet nga vendet e njëjta dëshmojnë raportin që kanë Erosi dhe Oriola.

Ndërkohë, Eros Grezda po vazhdon të jetë aktiv në ekipin Osijek të Kroacisë, ndërsa Oriola me fotosesione të ndryshme për marka të njohura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme