Ajo është ndër modelet shqiptare që pëlqehet në masë të madhe nga audienca.
Fjala është për Oriola Marashin, e cila asnjëherë nuk zhgënjen fansat me postimet nga përditshmëria.
Në disa imazhe të fundit në rrjetin social Instagram, Marashi ka zgjedhur që të mahnit ndjekësit e saj.
Bukuroshja brune kishte realizuar fotosesionin e ri, me të cilin pati rastin të theksojë tiparet e bujshme trupore.
Oriola është parë e veshur me një fustan elegant, që i fokusonte këmbën e tonifikuar.
Flokët e lakuara i ka lënë të lira mbi supe, derisa makijazhi e ka bërë të duket edhe me tërheqëse.
Postimi i njëjtë ndërkohë, mori një sërë komentesh pozitive nga mbështetësit e saj.