Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka shkëlqyer edhe jashtë kufijve. Ajo këtë herë po pozon për brandin e njohur botëror – Guess.
Ajo ka sfiluar në Komo të Italisë për markën prestigjoze Guess. Kjo nuk është hera e parë për të.
Drejtuesit të “Guess”, Paul Marciano, duket se i ka pëlqyer Oriola dhe ka vendosur ta shohë atë në një sfilatë të dytë.
Nëpërmjet disa postimeve në Insta Story, modelja ka treguar se është përzgjedhur imazh i Guess për vitin 2020 dhe momentalisht ajo është duke realizuar një set fotografik për ta.
“Dita e setit fotografik për koleksionin e 2020 për rrobabanjot!”, shkruan Oriola në një nga postimet.