Ditëve të sotme shumë shpesh hasim në artikuj që na tregojnë se si tërshëra e papërpunuar është e shëndetshme për ne.
Orizi i kaftë është i përsosur për shëndetin tonë sepse është i mbushur me nutrientë dhe fibra, e gjithashtu nuk përmban gluten.
Por, a e keni ditur se orizi i kaftë është më i shëndetshëm sesa i bardhi?
Që të dy llojet e orizit fillimisht fillojnë si oriz i kaftë. Pasi të përpunohet orizi i kaftë, ai bëhet i bardhë.
Fatkeqësisht, gjatë këtij procesi hiqen shumica e fibrave, mineraleve dhe vitaminave.
P.sh., 100 gramë oriz të kaftë përmbajnë katërfish më shumë fibra sesa 100 gramë oriz të bardhë.
Fibrat janë të rëndësishme sepse ju mbajnë të ngopur për periudha më të gjata kohore, i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit, si dhe i zvogëlojnë nivelet e kolesterinës.
Por vlen të ceket se orizi i kaftë përmban më shumë kalori sesa ai i bardhi.