Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se në Ditën Kombëtare të Italisë u riafirmuan lidhjet e forta me Kosovën.
“Festimin i djeshëm i Ditës Kombëtare të #Italisë ishte një mundësi për të riafirmuar lidhjet tona të forta me #Kosovën dhe njerëzit e saj, si dhe për të shënuar fillimin e rrugëtimit tonë të përbashkët të rilindjes dhe ripërtëritjes pas pandemisë. Ishte shumë bukur ta kaloja me miqtë!” ka shkruar ai në Twitter.