Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur ka vizituar Ferdonije Qerkezin.
Ai tha se është prekur nga dëshmia e jetës së Qerkezit, e cila ka humbur gjatë luftës burrin dhe 4 djemtë e saj.
“Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në #Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando.