Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën.
“Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano. “Nuk e di çfarë mund të them për Adrianon dhe kam frikë për atë që dua të them. Megjithatë pas shumë vitesh heshtjeje në nder të arsyeve që lidheshin me fëmijët dhe me bashkëshortët shoh se embargoja ka rënë dhe ndaj do ta them.
Në vazhdën e një procesi, pa më paralajmëruar dhe pa marrë miratimin tim Adriano ka rrëfyer te gazetarët se ka pasur një histori dashurie me mua. Ka qenë e vërtetë, por mbeta e goditur. Nëse ka pasur dëshirë ta rrëfente dhe të hiqte këtë barrë nga vetja do të isha e lumtur po të isha vënë në dijeni. Por mesa duket burrat janë gatuar kështu. Nuk u plas fare.
Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, – tha ajo në një intervistë për “Il Messaggero”.
Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.
“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë për mua”, tregon aktorja me sytë e bukur.
Ajo flet edhe për formën fizike, “Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme, fle dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”.