Ortaku i El Chapo-s arrestohet në Romë

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet italiane arrestuan në aeroportin e “Fiumicino” një prej krerëve të kartelit të Sinaloas.

Sipas mediave të huaja, përcjell gsh, 43-vjeçari, i njohur me nofkën “Doktor Wagner”, është arrestuar këtë të hënë në Romë.

Ramon Cristobal Santoyo ishte një prej organizatorëve të trafikut të drogës nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara.

Amerikanët kanë kërkuar menjëherë ekstradimin e tij drejt vendit të tyre, ku ortaku i tij, Joaquin Guzman po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Mbi Wagner rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, për të cilat edhe ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndaj Santoyo ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti që prej vitit 2016, por ai kishte arritur të humbiste gjurmët.

Në momentin e arrestimit në Romë, ai po merrte një avion transit për në Paris për të mbërritur më pas ne Meksikë.Telegrafi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme