Tenistes numër dy në botë, Naomi Osaka, i ka mbaruar seria prej 23 fitoreve rresht, ndërsa është mposhtur 6:0 dhe 6:4 nga Maria Sakkari në çerekfinale të Miami Open.
Japonezja Osaka është befasuar nga tenistja greke, që është bartëse numër 13 në turneun në Miami.
Sakkari në gjysmëfinale do të përballet me kanadezen Bianca Andreescu.
Humbja e Osakas nënkupton se ajo nuk do të mund të kthehet në pozitën numër një në botë, të cilën e mban australiania Ashleigh Barty.