OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci

Prishtinë | 02 Jan 2026 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare.

Në një komunikatë, Misioni i OSBE-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

“@OSCEKosovo vlerëson bashkëpunimin e ndërtuar përmes përpjekjeve tona të përbashkëta në #NdërtiminEInstitucioneve.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme