Ish-ylli i Chelseat, Oscar, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 34 vjeç për shkak të problemeve me zemrën.
Oscar luajti për Chelsean nga viti 2012 deri në vitin 2017 dhe ishte një nga të preferuarit e tifozëve përpara se të shitej te klubi kinez Shanghai Port për rreth 60 milion funte.
Mesfushori sulmues luajti ndeshjen e tij të fundit për Shanghai Port në dhjetor 2024, ndërsa u rikthye te klubi i fëmijërisë së tij, Sao Paulo. Oscar nënshkroi një kontratë trevjeçare me Sao Paulon, por sipas ESPN në Brazil, braziliani tani pritet ta përfundojë karrierën e tij në vitin 2025.